Fun

Rruga prej 200 metrash, që kushtoi 100 000 euro, përfundon… askund!

Banorët në qytetin rumun të Piatra Neamt janë habitur nga një rrugë e re që nuk të çon askund.



Rruga prej 200 metrash, që kushtoi 100 000 euro, përfundon në një fushë, por kryebashkiaku thotë se rruga është pjesë e planit për modernizimin e zonës.

Në Rumani aktualisht ka protesta të shumta për mugesën e infrastrukturës rrugore. Në mars të këtij viti, trafiku u bllokua në Bukuresht pasi disa shoferë ndaluan makinat e tyre për 15 minuta duke kërkuar rrugë.