“Për qebapa jemi lider në Kosovë, e për çajtore, s’kemi çka flasim, ia dina renin” – Kryetari Ferit Idrizi tregon me çka veçohet komuna e Vushtrrisë
Në rubrikën “Komuna” të emisionit të mëngjesit “Alarm”, sot ekipi i ATV-së vizitoi komunën e Vushtrrisë, ku zhvilloi një bisedë me kryetarin e kësaj Komune, Ferit Idrizi.
Ai në këtë bisedë, zbuloi planet, angazhimet dhe punët që janë duke u bërë në këtë komunë, por edhe disa kuriozitete me të cilat veçohet Vushtrria. Një ndër gjërat me të cilat veçohet Komuna e Vushtrrisë është edhe numri i madh i qebaptoreve dhe çajtoreve në këtë qytet. “Mendoj se jemi lider në Kosovë për qebapa, e për çajtore mos të flasim. Çaji është diçka shumë tradicionale që pihet në qytetin e Vushtrrisë edhe ia dimë renin”, tregoi kryetari Idrizi. /atvlive.tv
Shiko videon e më poshtme për më shumë: