Fun

Një pjesëtim në dukje i thjeshtë, bën lëmsh rrjetin: Sa bëjnë 550 ÷ 2?

Një ushtrim i thjeshtë matematikor është bërë viral sepse çuditërisht, njerëzit nuk e kanë gjetur aq lehtësisht. Sa bëjnë 550 pjesëtuar me 2? Nëse edhe juve, numri i parë që ju erdhi në mend ishte 225 – e keni gabim!

Njerëzit në rrjete sociale u shokuan pasi zbuluan se 550 pjesëtim për 2 bëjnë 275, jo 225. Tweet-et, memet dhe njerëzit në Reddit, në mbarë botën po ndajnë “lajmin e keq”. “Djema, kam një lajm të keq. 550 pjestim për 2 nuk është 225.”

Ky “kaos numerik” po bëhet viral në një moment mjaft ironik pasi vjen pikërisht pas lajmit se kryeministri britanik Rishi Sunak do të bëjë matematikën të detyrueshme për britanikët e rinj deri në moshën 18-vjeçare.