Fun

Në mungesë të mjeteve, shikoni se çfarë bëjnë këta punëtorë për t’a rrafshuar rrugën

Në Capalna të Rumanisë, disa punonjës të ndërtimit, kanë befasuar me përkushtimin e tyre në përfundimin e shtrimit të një rruge.



Derisa ishin duke e rrafshuar bazën dhe iu mungonte cilindri, ata e kryen atë që duket si një “vallëzim”, që ta rrafshojnë sa më mirë, para se të vendosej shtresa përfundimtare.

“Ky është përkushtimi i punonjësve rumunë, që vallëzuan që të kryejnë punë, megjithëse duken shumë qesharak” ishte komenti krahas pamjeve, që janë shpërndarë në internet.

Vendosja e një muzike popullore rumune në sfond, e ka bërë këtë ngjarje edhe më qesharake, duke bërë që të grumbullojë edhe shumë pëlqime.