Fun

Në minus 22 gradë Celcius, kjo është gara më e çuditshme!

Gara e flokëve të ngrirë është ideale për pjesëmarrës që shkojnë të pushojnë në një pikë turistike ujërash termale në Yukon të Kanadasë. Ata qëndrojnë të zhytur në ujëra të ngrohta ndërkohë që me duar i japin forma të çuditshme flokëve të tyre teksa ngrijnë.



Artin e tyre duhet ta bëjnë në një minutë pasi më tej nuk mund t’a punojnë më flokun e ngrirë në temperatura që shkojnë deri në -22 gradë celcius. Kjo garë zhvillohet çdo shkurt që prej vitit 2011 dhe çmimi i parë vjen me një shumë prej 700 dollarësh.