Fun

Momenti kur kali kafshon dhe ngrit në ajër delen, e shtyp me këmbë derisa ngordh

Ky është momenti rrëqethës kur kali kafshon për vdekje një dele, që vazhdimisht e hedh në ajër dhe e shkel.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur kali pa u menduar dy herë e kafshon një dele, që e ngrit në ajër sikur të ishte një “shpuzë” dhe vazhdimisht e përplas për tokë, transmeton Telegrafi.
Read more

Sikur kjo të mos mjaftonte, e shkel dhe sërish e ngrit në ajër me nofullat e fuqishme. Lokacioni se ku ka ndodhur ngjarja akoma nuk dihet, ndërsa dy burra tentojnë t’i afrohen kalit për ta qetësuar, por ai vazhdimisht shfaqet i dhunshëm.

Kur mendojnë se kali “kreu misionin” ata tentojnë t’i afrohen, por ai sërish – e kafshon dhe e hedh në ajër delen që kishte mbetur e ngordhur në vend.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje