Fun

Miliarderi japonez, po kërkon një partnere që t’i bashkohet në një udhëtim drejt hënës

Pas ndarjes nga e dashura, manjati i modës Maezawa publikoi online peticionin e tij për të gjetur një “shoqe jete” që ta shoqërojë në udhëtimin e SpaceX – një rrugë e shpejt pranë hënës që është skeduluar për vitin 2023.

“Teksa vetmia dhe boshllëku më pushtojnë, mendoj vetëm për një gjë: të vijoj të dashuroj një grua,” shkroi 44-vjeçari në Twitter. “Dua të gjej një ‘shoqe jete.’ Kur ta gjej, dua ta bërtas dashurinë tonë dhe paqen në botë nga hapësira.”
Maezawa , i cili themeloi platformën e blerjeve online tejet popullore në Japoni, Zozotown, ka një pasuri që vlerësohet rreth 2 miliardë dollarëve, sipas Forbes.

Në faqen e tij onilne, Maezawa përcaktoi se aplikantet duhet të jenë mbi 20 vjeçe, të jenë “të gjalla dhe të shkathëta,” gjithmonë pozitive, t’u interesojë hapësira dhe të urojnë për “paqe në botë.”

Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet është 17 janari dhe vendimi do të merret nga Maezawa në fund të marsit.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19