Fun

“Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”- Kandidati i Nismës në Podujevë “ngushëllohet” me këngë të Medës pas humbjes

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani, ka “ngushëlluar” vetën sot me këngën e këngëtarit të njohur, Meda.

Hasani ka shpërndarë një video me mbishkrimin “ Në Liqenin e Batllavës duke u argëtuar me këngën e Medes”, ku në prapavijë dëgjohej sekuenca e këngës “Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”.

Kandidati “modest” ka marrë 199 vota në Llap në zgjedhjet e 17 tetorit.

Për këtë, ai pati thënë se do të kërkojë rinumërim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?