Fun

Ky televizion transmeton aksidentalisht 13 sekonda pornografi, gjatë një raportimi rreth motit

Një stacion lokal i lajmeve në Washington State transmetoi rreth 13 sekonda të një pornografie gjatë një raporti të motit të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, KREM, një stacion lajmesh me qendër në Uashington, transmetoi aksidentalisht klipin eksplicit gjatë një raportimi të motit që u transmetua në 6.30 pasdite gjatë fundjavës.

Meteorologia Michelle Boss raportoi se shteti po priste “disa ditë me mot të mirë pas një fundjave të mrekullueshme të temperaturave të buta”, në dukje plotësisht e pavetëdijshme për atë që po shfaqej në këndin e sipërm të majtë të ekranit.

Në videon pornografike thuhet se shihej një grua e shtrirë në shtrat. Kamera pastaj “mbuloi” trupin e saj dhe tregoi të pasmet e saj të zhveshura.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?