E martë, 26 Maj, 2020
Fun

Karantin Gashi sonte e shpall kandidaturën për Kryeministër Konsensual të Karantinës së Kosovës

Urime Kosovë! Pak ditë pasi u shkarkua Qeveria, për ta shpëtuar popullin po vjen Karantin Gashi. Në këtë kohë pandemie, të futur të gjithë në karantinë, ai ka vendosur të sakrifikohet dhe të dalë ballëhapur para proceseve që e presin Kosovën.



Nuk ka asnjë dilemë se ai do ta ketë përkrahjen amerikane. Shih për këtë ai ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të këndshëm me Ambasadorin Richard Grenell, që është edhe i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi.

Gashi fillimisht i premtoi atij zbatimin e plotë të marrëveshjes sekrete të cilën para disa dite e ka gjetur nen krevat të shtëpisë. Gjithashtu, u pajtuan edhe për një gjë, që Gashi do të quhet: Kryeministër Konsensual i Karantinës së Kosovës , pra 4-kha.

Mbrëmë vonë, i izoluar në dhomë, në mendime të thella filozofike, Karantini ka hartuar edhe Programin gjigant për shpëtimin e Kosovës.

Ky plan është tejet ambicioz, për çka edhe zyrtarë amerikanë kanë reaguar me shprehjen: Wow Karantin, si e bënë këtë?



Kryeministri Konsensual i Karantinës së Kosovës është përgjigjur: “He, bezbeli!”

Programin do ta shpalosë sonte në ora 22:00 në faqen e Reporterit në Facebook dhe Youtube. Andaj, shpresojmë se keni mjaftueshëm harç në tavolinë, për ta ndjekur shpalosjen e programit./Reporteri