Fun

Iu fut makina në det, burri i dëshpëruar zhytet ta shpëtojë

Një moment i pazakontë është filmuar teksa një makinë është përfshirë në det në Kent, duke shkaktuar një operacion masiv shpëtimi nga kalimtarët.

Incidenti ndodhi të enjten 28 maj në Whitstable Beach, ku shoferi kishte parkuar Volkswagen shumë afër bregut, me qëllim që të shkarkonte një skaf.

Në video, shihet se makina kishte përfunduar në det dhe disa pushues kanë ndihmuar për ta nxjerrë jashtë atë.

Përfundimisht, grupi i njerëzve arriti ta nxirrte makinën nga deti bashkë me sendet që kishte brenda.

Pamjet u ndanë edhe në rrjetet sociale, ku nuk munguan dhe komentet e shumta.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19