I riu kroat në hall të madh: S’gjej dot të dashur sepse i ngjaj Aleksandër Vuçiqit
I riu kroat në hall të madh, i cili thotë se nuk po arrinë të gjejë të dashur sepse po i ngjan presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Një i ri me emrin Born nga Kroacia përballet me probleme jo aq të përditshme.
Gjegjësisht, ky i ri është në kërkim të shpirtit binjak, por problem i krijon fakti që i ngjan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Hronika, përcjell Klankosova.tv. Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që të zgjedhuren e tij potenciale të mos e shqetësojë ngjasimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kujtojmë se problemet mes Kroacisë dhe Serbisë ende vazhdojnë të jenë prezente. Kroacia ka shumë vërejtje ndaj Serbisë edhe për mungesë të vullnetit për të zbuluar fatin e të pagjeturve nga periudha e luftës. Zagrebi dyshon se Beogradi nuk është i sinqertë në bashkëpunim për zbulimin e fatit të tyre dhe nuk i jep të gjitha informatat që mund t’i ketë.
Foto e të riut kroat që i ngjan presidentit serb: