Fun

Gjyshja blen 30 pako me prezervativ duke menduar se janë çaj, ja çfarë bën mbesa e saj kur e merr vesh

Një e moshuar kishte harruar syzet në shtëpi dhe u nis drejt një dyqani për të blerë një pako me çaj, por vetëm kur u rikthye në shtëpi zbuloi që në vend të çajit kishte blerë pako me prezervativ.



76 vjeçarja Rosemarie Riley, u ndie në siklet nga ky veprim dhe për të kompensuar gabimin i kërkoi ndihmë mbesës së saj Gemma, që 30 pakot që kishte marrë t’i rikthente përsëri në dyqan dhe të kërkonte rimbursimin e tyre.

Por mbesa në momentin që mësoi historinë shpërtheu në të qeshura shkruajnë mediat e huaja. Gemma nuk u mjaftua vetëm me kaq por foto të pakos së prezevativëve së bashku me historinë e gjyshes e publikoi në llogarinë e saj në Facebook.

Përdoruesit e rrjetit e kanë pritur me humor këtë histori duke e dhënë pëlqimin e tyre me “like” dhe komente të shumta në drejtim të 76 vjeçares.