Fun

Gazetarja serbe gjatë transmetimit live u mundua të demonstrojë “procesin” e fikjes së zjarrit, dështoi keq – pamjet bëhen virale

Në programin e mëngjesit në televizionin e Serbisë “Prva”, ekipi i gazetarëve po lajmëroheshin drejtpërdrejtë dhe po tentonin të demonstronin se si edhe një grua mund ta fikë zjarrin me aparatin për fikjen e tij – por kurrë nuk kishte menduar se ajo do të bëhet hit në internet.

Gazetarja serbe kishte për detyrë që shikuesve t’ua shpjegojë sesi duhet në mënyrë të sigurt të fiket një zjarr, ku përkrah saj ishte edhe instruktori me përvojë që e ndezi zjarrin dhe ia dha asaj aparatin për ta fikur, transmeton Telegrafi.

“Milica i ka 60 kilogramë dhe është 170 centimetra e gjatë”, theksoi para kamerës.

Megjithatë Milica arriti me sukses ta aktivizojë aparatin për fikjen e zjarrit – duke mbajtur distanca, por aty filluan komplikimet.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?