Fun

Gazetari i njohur bëhet ‘horë’ sa ishte në transmetim live

Gazetari spanjoll Alfonso Merlos është turpëruar publikisht, pasi gjatë një interviste live që po transmetonte nga shtëpia, një grua lakuriq u shfaq në sfond.

Gruaja që u shfaq në video nuk ishte e dashura e tij, Marta Lopez por, një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje, e dashura Marta Lopez u tha tabloideve spanjolle se po kalon një ndarje mjaft të dhimbshme me Merlos pas një situate të pakëndshme dhe “të turpshme” siç e quan ajo.

Gazetari i ka kërkuar falje publikisht asaj, ndërsa ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që s’kanë mundur të ndajnë jetën e tij private me atë personale.

Merlos është një gazetar dhe model i famshëm në Spanjë, por tani jeta e tij private po shkatërrohet për shkak të këtij incidenti.


SHIKO VIDEON