Fun

Festa “e çmendur” e dy mjekeve suedeze pasi shërohet edhe pacienti i fundit

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon entuziazmin e dy mjekeve suedeze që kanë përcjellë pacientin e fundit të shëruar nga covid-19 nga spitali.

Të veshura me masat mbrojtëse dhe me maskë ato kërcejnë të lumtura nën tingujt e këngës “Flash dance, what a feeling”.

“Kur pacienti i fundit largohet”, shkruhet krah videos ndërsa fokusohet edhe dhoma e spitalit bosh.

Aktualisht numërohen vetëm 5574 persona që kanë humbur jetën nga virusi në Suedi. Ajo e pati anashkaluar izolimin në kohën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ndërsa tashmë është përballur me tkurrje ekonomike prej 8.6 për qind në periudhën prill-qershor në krahasim me periudhën paraprake.

Autoritetet suedeze e kanë lënë në duart e qytetarëve vendimin për respektim të distancimit fizik prej shpërthimit të koronavirusit duke përfshirë edhe punën nga shtëpia dhe anashkalimin e transportit publik.