Fun

Është gjëegjëzë e thjeshtë, por vetëm 2% mund ta zgjidhin

E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshajnit”, ajo është zgjidhur nga vetëm 2% e njerëzve në botë. Nuk ka asgjë të vështirë, duhet vetëm pak durim dhe vëmendje.



Rasti është i tillë:

Janë pesë shtëpi në ngjyra të ndryshme në një rresht. Në secilën shtëpi jeton nga një person me kombësi të ndryshme. Të pesë pronarët pinë pije të ndryshme, cigare të ndryshme dhe kanë nga një kafshë të ndryshme shtëpiake prej personit tjetër. Asnjë pronar nuk e ka të njëjtën kafshë, nuk e pi të njëjtën pije ose cigare si tjetri.

Loading...

Mirë, përqëndrohuni këtu:

1. Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe


2. Suedezi ka një qen

3. Danezi pi çaj

4. Shtëpia e gjelbër është në të majtë të shtëpisë së bardhë

5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe

6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” mban zogj

7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill”

8. Pronari që jeton në shtëpinë në mes pi qumësht

9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë

10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace

11. Pronari që mban një kali jeton afër atij që pi cigare“Dunhill”

12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë

13. Gjermani pi cigare “Prince”

14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë së kaltër

15. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë
Tani lind pyetja: Kush mban një peshk?

Po ju ndihmojmë duke ju thënë se ju duhet një laps e letër për të bërë llogaritë. Është thjesht logjikë!

Loading...