E pabesueshme: “Militantët” e VV-së shpërthejnë në gëzim, lavdërojnë Kurtin që e mban çadrën vet
Albin Kurti po i bën gati shtatë muaj prej që u votua si kryeministër i Kosovës. Militantët dhe simpatizantët e tij, sidoqoftë, vazhdojnë t’ia lavdërojnë disa veti që nuk kanë ndonjë lidhje me zhvillimin e vendit.
Së fundi, me pjesëmarrjen e Albin Kurtit në samitin e Brdos të organizuar nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, militantët kanë shfryer në komente interesante.
Ata së fundi po mburren që kryeministri Kurti po arrin ta mbajë vet ombrellën.
“Në foton e parë, kryeministri i Republikës së Kosovës që mban vet ombrellën.” – shkruan një militant, përcjell Periskopi.
Derisa akuzon Lumir Abdixhikun, i cili në një fotografi duket derisa po i mbahej çadra nga një person tjetër.
Në fotografinë e përbashkët të liderëve, Kurti megjithëse ka mbajtur vet ombrellën, nuk dukej fare.