Fun

Bo vaki edhe kjo: Mërgimtarit i mbeti X6 i 100 mijë eurove pa naftë në mes të rrugës

Sipas një videoje që po qarkullon shihet si një veturë luksoze e BMW X6 i mbeti pronarit pa derivat dhe u detyruan ta mbushin me mjete alternative, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit të portalit Gazeta Newborn që ka publikuar videon shihet se vetura me targa të huaja ka ngecur në mes të rrugës për në Fushë Kosovë.

Në xhirim shihen dy persona që e rimbushin atë me një bidon tek rezervari i veturës për ta rinisur.

Siç raportohet kjo veturë xhip X6 e kompanisë gjigande gjermane BMW kap një vlerë fillestare prej 100 mijë eurosh.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?