Fun

Befason ish kandidati i Nismës për Podujevë: ‘Votuesit kanë qenë të shokuar nga humbja ime, njërit i ka ra të fikët’

Ish kandidati i Nismës për Podujevën, Xhemajl Hasani i cili u bë i njohur gjatë fushatës për veturat luksoze që posedon, ka thënë se qytetarët kanë qenë të shokuar nga humbja e tij në Podujevë.

Madje, sipas Hasanit, njërit nga ta i ka rënë të fikët nga lajmi se ai nuk do të shkojë në balotazh.

“Në politikë nuk po bojke me thanë kurrë kurgjo, se momentin e fundit po ndryshojke gjithçka. Njërit i ka ra të fikët, shoqëruesit e mi e kanë marrë e kanë ndihmu, njeri hupi krejt kur e mori vesh, e morën i folën që nuk o fundi i botës dhe u pajtu edhe ai dikur me këtë fakt”, thotë ai në ATV.
“Kisha pasë qef me u hapë kutitë edhe niher se jam i bindur që kish me ndryshu rezultati”, shprehet tutje ai.