Fun

Albin Kurti e modifikon historinë, ja çka e ka tash Glaukun

Në rrjete sociale, ditë më parë, ishte shpërndarë një video ku shihet lideri i LVV-së, Albin Kurti duke folur për anëtarin e kryesisë së këtij subjekti, Glauk Konjufcën, raporton Gazeta Express.

“Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, kishte thënë Kurti.

Si duket, Kurti ia ka “huqur” për lidhjen e tij familjare me Konjufcën. Ai e ka modifikuar këtë në një video tjetër të siguruar nga Gazeta Express.

“Gjyshi i babës të Glaukut nga ana e nanës atina, e ka djalë të agjes gjyshin e burrit qikes tezes tem”, thotë Kurti, teksa duartrokitet nga të tjerët.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?