Fun

Agim Bahtiri: Njerëzit qajnë për mua, rrallë dikush që s’e ka foton time në kuletë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në vitin 2013 kishte bërë premtime të shumta dhe nga më të ndryshmet nëse bëhet kryetar i kësaj komune.

Por, ajo që deklaroi Bahtiri në një emision televiziv tingëllonte shumë vetëbesim dhe vetëdashuri.

Bahtiri me shumë vetëbesim thoshte se qytetarët kanë qajtë duke i dëgjuar diskutimet dhe premtimet e tij.

Ai ndër të tjera thoshte se të rrallë janë qytetarët që nuk mbajnë fotografinë e tij në kuletë.

Tani në sondazhet e fundit është vërejtur një rënie e vazhdueshme e Bahtirit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?