Fun

’85€ paret e strujës mos i prek, të Albinit janë’, plas humori në rrjetet sociale

Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas tarifave të reja të propozuara nga ZRRE, ka shkaktuar pakënaqësie të shumta tek qytetarët, por s’kanë mbetur anash as idetë kreative të qytetarëve duke ironizuar me kryeministrin Kurti, përcjellë Gazeta Metro.

Pas lajmit për shtrenjtimin e rrymës elektrike, ka pasur shumë reagime pakënaqshme tek qytetarët, ngase tarifat e reja do jenë problematike për t’u paguar.

Por ka pasur edhe qytetar që kanë ironizuar me ngritjen e çmimit të rrymës.

Njëri nga ta ka ndarë 85 euro, për t’ia paguar siç thotë ai ‘strujen Albinit’.

“85€ Paret e strujës mos i prek, të Albinit janë”, ka shkruar ai


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?