10 vjet më parë seriali “Kafeneja jonë” e parashikoi rritjen e çmimeve në Kosovë
Skenaristi i serialit vendor “Kafeneja jonë”, Shkumbin Istrefi, ka publikuar një video në Facebook, e cila është nxjerrë nga një prej episodeve të këtij seriali, 10 vjet më parë, shkruan Express.
Në këtë video, Nita dëgjohet duke e pyetur ‘Kokën’ se “pse po han bërllog?”, ndërsa ‘Koka’ i përgjigjet duke thënë: “Duhna me hongër diçka me majt trupin gjallë vlla.. buka u shtrenjtu u bo 50 cent ni bukë, ma shtrenjtë se byreku, plus benzina u bo dy euro”.
Siç duket ky serial e ka parashikuar gjendjen ekonomike 10 vite më parë, pasiqë muajve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e madhe e çmimeve të produkteve esenciale.
Në disa qytete, buka është shtrenjtuar në 60 cent, ndërsa disa ditë një litër naftë është shitur deri në 1.90 euro.