Biznes

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e derivateve brenda pak ditësh pritet të rriten edhe në vendin tonë.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët e Kosovës aktualisht po shërbehen me çmimet më të lira në regjion, përjashtim Maqedonisë së Veriut.

“Çmimet sot sillen kështu Diesel 0.98 deri 1.04 Benzina, 1. Euro deri 1.06 çmimet janë në rritje të lehtë”, ka thënë Berjani për IndeksOnline.

“Çmimet në Shqipëri janë kështu Diesel 1.26 Benzina 1.27, dhe kjo do të thotë që qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut që e kanë akcizen më të lirë për 22 cent”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, në tregjet ndërkombëtare ka lëvizje të çmimeve, andaj pritet të ketë edhe në Kosovë.

“Në tregjet ndërkombëtare ka rritje të theksuar të derivateve ku edhe te ne ditët në vijim pritet të reflekton edhe në Kosovë”, ka shtuar Berjani. /IndeksOnline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?