Biznes

Rritet çmimi i bukës sërish!

Të martën në Vushtrri sërish është rritur çmimi i bukës, ku nga 0.30 centë sa ka qenë më herët, tani është bërë 0.35 centë.

Sipas kësaj rritjeje të çmimit, përpjestuar në përqindje, i bie që çmimi i rritjes është 16.50 %.

Rritja e çmimit të bukës në Vushtrri bëhet për të dytën herë brenda një javë, pasi që të hënën e kaluar ishte shtrenjtuar buka në disa furra, por nuk ishte mbajtur ky çmim më shumë se një ditë, pasi që disa furra nuk e kishin ngritur çmimin e disa jo.

Mësohet se çmimi i bukës është rritur njëtrajtshëm, që lë të kuptohet se ky veprim është bërë në mënyrë të kordinuar në mes të furrtarëve në Vushtrri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?