E hënë, 25 Maj, 2020
Biznes

Rekord i viteve të fundit, nafta 0.68 euro litra

Shpesh herë kosovarët janë ankuar për çmimet e larta të derivateve, por jo edhe ditëve të fundit.



Që nga përhapja e pandemisë COVID-19, pati rënie të këtyre çmimeve gjë që rrallë herë ka ndodhur në gjithë botën.

Por siç duket rekordi i të gjitha kohëve është thyer dje, ku çmimi ishte 0.68 euro, raporton Indeksonline.

Ky çmim i ulët i derivateve u mundëson kosovarëve që rezervuarët e tyre të automjeteve të jenë të mbushura plot e përplot dhe që atë të paguajnë më lirë se kurdoherë.



LEXO EDHE:
Bankat në Kosovë të gatshme për të dhënë kredi, ja kur fillojnë