Biznes

Reagon Banka suedeze, tregon pse studentit kosovar nuk iu lejua transferimi i parave nga Kosova

Një student nga Kosova i cili je ton në Suedi, është ankuar se prindërit e tij nuk kanë arritur të transferojnë para nga Kosova në bankën suedeze “Swedbank”. SwedBank ka konfirmuar se ka ndryshuar disa politika e ofrimit të shërbimeve për disa vende, e që sipas tyre kanë qëlim kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe sanksioneve financiare.

“Swedbank vendosi në fund të vitit 2021 të ndalojë ofrimin e shërbimeve të pagesave dixhitale në një numër vendesh për klientët tanë privatë. Vendimi u mor në përputhje me politikat e përditësuara kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe sanksioneve financiare”, thuhet në përgjijgen e SwedBank për “Zërin”

Ata sqaruan se në rast se klienti është nga vendet ku shteti i tij është në mesin e të sanksionuarve, duhet të vizitojë një nga degët e tyre, ku më pas do të bëhen kontrolle financiarë e mund të rezultojë me mohim të pagesës ndërkombëtare.

“Klientët mund të vizitojnë një nga degët tona për të bërë një transferim ndërkombëtar në një nga vendet e kufizuara. Më pas do të kryhet një kontroll për të siguruar përputhjen me kuadrin ligjor dhe politikat për LPP/TF dhe sanksionet financiare. Ky kontroll mund të rezultojë që ne t’i mohojmë një klienti të bëjë një pagesë ndërkombëtare”, thuhet tutje në përgjigje.

Genci, studenti nga Kosova, më herët kishte shkruar në Twitter, se i kishte ardhur një mesazh nga banka, ku tregohej se nuk mund të pranonte para nga Kosova, pasi sipas tij, Kosova është në vendet e sanksionuara.