Biznes

Publikohet çmimi i derivateve për ditën e sotme, ka lëvizje të çmimit!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar dje çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide edhe për sot. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro.