Biznes

Pronari i një kafeterie në Rahovec akuzon bankat se ua rriten këstet për muajt e mbetur, thotë se nuk mund të përballojnë humbjet

Një afarist kosovar po thotë se përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, bankat në Kosovë vetëm u kanë shtyrë afatin për kryerje të pagesave, por duke ua llogaritur kamatë shtesë edhe këta muaj që bizneset janë detyruar të qëndrojnë të mbyllura.

Sipas Shkumbin Gashit, që ka në pronësi një lokal në Rahovec, humbjet e biznesit të tij, sikurse edhe të tjerëve, janë të papërballueshme, shkruan Reporteri.net.

Ky është reagimi i tij:

Perfitime ne heshtje e sistemit bankar ne kohe lufte

Sipas raportit te 3 mujorit te fundit, sistemi bankar paska gjeneru fitim. E pse jo !?

Ja nje shembull :

Lokali yne Tosca ka nje kredi qe e ka trashegu qe nga viti 2019, dhe qe nga 15 Marsi me vendim te qeveris ne kemi mbyll lokalin. S’kemi mundesi te paguajm as rrogat, as qirrane as kredin, as kontributet bile edhe as internetin. Por ja qe duhemi te gjitha ti paguajm me kohe.

Kemi kerkuar nga banka ta shtyejm pagesen deri sa te fillojm punen.

Aprovimi i kesaj kerkese eshte qesharake,pra ne per muajin Mars,Prill dhe Maj nuk do paguajm asgje, mirpo interesin e kredis per keto 3 muaj , dhe kestet sebashku me interesin e ketyre 3 muajeve qe “shtyhen” do i paguajm te shperndara ne muajt e mbetur te kredis.

Pra nuk ka shtyrje te kredis, por kamata dhe principali mbledhen per keto muaj qe nuk paguajm dhe shperndahen ne muajt e mbetur, keshtu qe nga muaji qe fillojm pagesen, kesti do jet me i larte.

Do thot banka ne ket raste vazhdon te fitoj, ndersa bizneset vazhdojn te humbin dhe perkeqsohen.

Lokali Tosca ka 8 puntore te rregullt dhe 4 ndihmes kuzhinjer dhe kamarier.

Ne si biznes i vogel nuk do mund te perballojm ket edhe sikur nga data 18 Maj te ket rritje 200% te punes.

Bankat ne ket vend te varfer, jan duke shkatrruar edhe ato pak biznese qe jan.

Duhet te reagojm, nuk duhet lejuar.


SHIKO VIDEON