Biznes

Pensionohet njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos, sot do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefit ekzekutiv të Amazon.

Tani, 57 vjeç, shefi ekzekutiv i gjigandit të blerjeve në internet do të dalë në pension duke marrë me vete rreth 197 miliardë dollarë – një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç, transmeton KultPlus.

Amazon njoftoi në shkurt se Bezos do të hiqte dorë këtë vit dhe do të merrte mantelin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigandit të tregtisë elektronike. Ai pritet të kushtojë më shumë kohë për iniciativa si Bezos Earth Fund, kompania e tij e anijes kozmike Blue Origin, Washington Post dhe Amazon Day 1 Fund.

Bezos mori një pagë 81,840 dollarë dhe 1,6 milion dollarë kompensim tjetër nga kompania vitin e kaluar, sipas Business Insider.

Pasuria e tij neto shpërtheu me 75 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, përderisa blerjet në Amazon u rritën dukshëm gjatë pandemisë Covid-19.

Bezos, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa fiton një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka marrë kritika për pasurimin e tij përderisa mijëra punëtorë të Amazon jetojnë në pulla ushqimore dhe mundohen në kushte të këqija. Ai do të zëvendësohet nga Andy Jassy, CEO aktual i Amazon Web Services, platforma cloud e kompanisë./ KultPlus.com

Jeff Bezos, bossi i Amazon (Getty Images)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?