Biznes

Vendimi i papritur, Italia ndalon pagesat me para kesh mbi 1000 euro

Italia ka marrë vendim për uljen e vlerës së pagesës në kesh nga 2000 në 1000 euro. Nga 1 janari, vendi nuk do të mund të paguajë më me para në dorë një shumë më të madhe se 1000 euro.

Të gjitha shumat më të larta se 1000 euro do të duhet të paguhen me kartë ATM, kartë krediti, çeqe ose përmes një llogarie.

Kushdo që shkel këtë vendim do të gjobitet me së paku 2000 euro, ndërsa gjoba mund të arrijë deri në 50000 euro. Kjo masë duhet të kontribuojë në shtypjen e ekonomisë gri dhe evazionit fiskal.

Ulja e shumës për t’u paguar në para është kritikuar nga politikanët liberalë, konsumatorët dhe mbrojtësit e të dhënave. Qeveria e kryeministrit Mario Draghi dëshiron të inkurajojë sistemet e pagesave elektronike në luftën kundër ekonomisë gri, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?