Biznes

Nuk është Zvicra, ja në cilin shtet është kafeja më e shtrenjtë në botë

Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik. Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër.

Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin. Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete.

Sa kushton ekspreso në Europë

Në shumë kryeqytete evropiane, një ekspres mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë edhe 4 euro.

Duhet të bëjmë një saktësim. Bëhet fjalë për çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë.

Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak?

Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje. Çmimi i një kafe ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagën, Danimarkë
Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

Bernë, Zvicër
Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.

Reikjavik, Islandë
Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.

Paris, Francë
Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.

Monako, Montekarlo
Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.

Vjenë, Austri
Çmimi për një ekspres në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook kushton 2.75 euro.

Londër, Britani e Madhe
Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.

Stokholm, Suedi
Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.

Andorra la Vella, Principata e Andorrës
Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.

Qyteti i San Marinos, San Marino
Çmimi për një ekspres në San Marino është 0.98 euro

Luksemburg
Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.

Prishtinë, Kosovë
Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, ku po zhvillohet Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, Manifesta 2022, kushton 0.70 euro.

Shkup, Maqedoni e Veriut
Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri
Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

Romë, Itali
Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro, shkruan monitor.

Lisbonë, Portugali
Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë
Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një ekspres kushton mesatarisht 1.15 euro.

Chișinău, Moldavi
Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

Beograd, Serbi
Në kryeqytetin serb, një ekspres kushton mesatarisht 1.19 euro.