Njihuni me drenicasin i cili e siguron mbijetësën me thëllëza
Thëllëzat dikujt në Drenas po ia sigurojnë mbijetesën. Këtë shpezë po e kultivon Shaban Seferaj. Kishte nisur me 50 thëllëza e tash ka mbi 20 mijë. Produktet e tij i shet edhe jashtë Kosovës. T7 ishte në fermën e familjes Seferaj.
Shaban Seferaj, nga komuna e Drenasit, nuk e ka zgjedhur ankohet në Qeveri e Komunë e as të mendojë ta lëshojë Kosovën për të siguruar mbijetesën.
Ai, diçka që e nisi si një hobi 13 vjet me parë, tashmë e ka kthyer në një biznes për t’i siguruar të ardhurat për vete dhe familjen.
Ai merret me rritjen e thëllëzave, dhe me shitjen e produkteve që dalin nga ato.
Thotë se për këto thëllëzat, kujdeset e tërë familja.
Thëllëzat, të cilat kur janë të gëzueshme cicërojnë, e kur frikësohen, tek ato mbretëron një qetësi e veçantë..
Kujdestari i tyre, tregon edhe disa detaje të tjera, pohon se janë më të ndjeshme sesa shpezët e tjerë.
Thotë se të gjithë çuditeshin kur vendosi ta hap një fermë thëllëzash
E e interesimi për e këtyre shpezëve, është mjaft i madh. Shton se për produktet e tyre, përveç në Kosovë, ka interesim edhe jashtë vendit.
E pak metra poshtë fermës së tij më shpezë, Seferaj mbanë disa lloje të tjera kafshësh, për të cilat thotë se kujdeset me plot dashuri.