Biznes

Nivel historik, franga forcohet ndaj euros në shifra rekorde

Monedha e përbashkët evropiane, Euro ka rënë sot në nivele rekorde. Mëngjesin e sotëm franga këmbehet me 0,9492 Euro-Cent. Ky fakt është tërheqës për tregtarët, por përfaqëson një barrë për ekonominë e eksportit zviceran, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë Euro ka rënë në 0,9809 karshi dollarit, niveli i saj më i ulët në rreth 20 vjet. Ashtu si shumë monedha të tjera, euro po rëndohet nga dollari i fortë. Nga njëra anë, monedha amerikane po përfiton nga politika e shtrënguar monetare e Rezervës Federale të SHBA.