Biznes

Ngritja e çmimeve të përcillet me rritjen e pagave

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se shifra alarmante janë regjistruar për viza pune gjatë dy muajve.

Sipas tij, as qeveritë e kaluara dhe as qeveria Kurti nuk ka prioritet rritjen e pagave të punëtorëve.

“Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe janar të këtij viti shifra është rreth 100 mijë aplikues të cilët kanë kërkuar të marrin viza punë diku jashtë Kosovës, është një numër alarmant shifër shumë e tmerrshme dhe sipas të dhënave që ne i kemi në katër vitet e fundit kemi mbi 200 mijë punëtorë të cilët e kanë lënë Kosovën me viza pune, ndoshta kish me qenë prioritet i shtetit që të merret me këtë çështje, por fatkeqësisht as qeveritë e kaluara dhe as kjo nuk është duke e marrë seriozisht, këto fatura më së shumti do t’i paguajnë pronarët e kompanive po edhe shteti sigurisht”, potencoi Azemi për Front Online.

Ai thotë se paga minimale në Kosovë ka bërë që njerëzit ta humbin shpresën për punë.

Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, qytetarët shprehen të shqetësuar derisa thonë për Front Online se xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.

Sipas tyre, qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa.

“Shtrenjti valla me 200 euro pension çka me bo, vet i shtati çmimi i naftës edhe më keq nëse ki kerr ki pare i qet nëse nuk ki si qet”

“Çdo çmim që rritet është i pafavorshëm për qytetarët në këto raste qeveria duhet me ndërmarrë masa nëse i shtrenjton artikujt duhet me i rritë edhe rrogat, mirëpo rrogat ende nuk ka asgjë që rregullohen është një mungesë e madhe për njerëzit”

“A ka ma keq se me u rritë çmimi i bukës edhe nafta nëse këta nuk ndërmarrin diçka me rritjen e pagave populli mjerimin ka me pritë”.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të dal gjatë ditës së martë me vendim nëse do të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike gjatë këtij viti.