Biznes

Nga nesër shtrenjtohen edhe kafetë e vogla – nga 70 cent bëhen 1 euro

Çmimi i kafes në Mitrovicë nga nesër do të jetë 1 euro.

Kështu u dakorduan pronarët e kafiterive të qytetit në një takim që mbajtën sot.

Burime të Mitropol, tregojnë se në këtë takim pronarët janë dakorduar që çmimi i kafeve nga 0.70 cent të bëhet 1 euro.

Ndryshe edhe pijet e tjera janë shtrenjtuar nëpër disa lokale. Një ujë mineral nga 0.70 cent është shtrenjtuar në 1 euro, dhe çmimi i Ice Tea nga 1 në 1.20 euro.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje