Biznes

Nevojë urgjente: Kërkohen 400 mijë shoferë kamioni, paga deri 3500 euro

Sistemi i Transportit në Europë ka mungesë të madhe shoferësh kamioni dhe kërkesa në treg është e madhe, madje me paga shumë të mira, deri në 3500 euro.

Problemi është shkaktuar nga koronavirusi, BREXIT, por edhe çështje të tjera të vazhdueshme strukturore qa i çuan kompanitë drejt krizës.

Vetëm në Britani, sipas të dhënave zyrtare të Transportit rreth 76,000 shoferë kamioni mungojnë. Në të njëjtën kohë, disa pika karburanti janë mbyllur, ndërsa supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar po hasin shumë vështirësi. Në të gjithë Europën mungojnë rreth 400,000 shoferë kamionësh, shkruan media greke.

Vendet evropiane më të goditura janë Polonia, Britania e Madhe dhe Gjermania. Mbretëria e Bashkuar është në një pozitë veçanërisht të vështirë pasi jo vetëm që përballet me Brexit, por gjithashtu ka parë që shumë punëtorë evropianë të largohen gjatë pandemisë pasi frika e bllokimeve është rritur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?