Biznes

Monedha false prej 1 dhe 2 euro po ua shkurtojnë rrogat puntorëve

“Tërë ditën punoj nga 12 orë, ndërsa nuk janë pak para që të mi ndalin nga rroga 1000 denarë”.

Monedhat nga 1 dhe 2 euro false po i dëmtojnë punëtorët e pikpagesave të vendit. Çdo muaj prej rrogës u shkurtohet prej 5 deri 50 euro përshkak se udhëtarët u paguajnë me para false. Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë, raporton Klan M.

“Tash a merrni dy euro? Po i marrim. Patjetër e kemi t’i marrim. Kjo është dy eruo? Jo një euro. Por këto nuk i ndaluan por edhe nga 1 euro ka falso” – deklaroi puntori i nje pikepagese.

E pyetëm drejtorin e Ndërrmarjes Publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi se përse në kurriz të punëtorëve po mbulohen mashtrimet e falsifikuesve me paratë false. Për këtë Rustemi thotë se kanë formuar komision që të gjitha shkurimet nga rroga t’u kthehen punëtorëve.

“Veçmë kemi formuar komision i cili do t’I shqyrtojë të gjitha anomalitë që kanë ndodhur dhe të gjitha paratë do të kthehen” – tha Ejup Rustemi.

Në disa pika pagesore janë vendosur edhe peshore me magnet për të detektuar monedhat false, por keso lloj maqina nuk ka në të gjitha pikat pagesore.

“Kemi porositur magnet dhe peshore që punësuarit të mund t’i detektojnë monedha fallco. Kohëvetë fundit është zvogëluar numri i paraqitjeve të monedhave fallco por nuk është çrrënjosur tërësisht. Deri më tani banka popullore ka detektuar rreth 3 mije 300 monedha fallco me nga dy euro dhe 150 monedha me nga 1 euro” – deklaroi Mirko Brezoski.

Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën. Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha. Në një aksion të përbashkët të policisë bullgare dhe greke, të mbështetur nga Europol, një grup i organizuar kriminal u shkatërrua disa vite më parë dhe u zbulua një vendprodhim pranë Selanikut. /KlanMacedonia/