Biznes

Ministri Murati kundër faljes së gjobave për bizneset: Shteti nuk mbahet me faljen e borxheve

Ka nisur seanca e Kuvendit e thirrur nga AAK ku pikë e rendit të ditës është “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Ministri Hekuran Murati i cili është thirrur në interpelancë ka thënë se gjobat nuk mund të falen, ngase synimi kryesor i Qeverisë pjesë e të cilës është edhe ai, është zbatimi i ligjshmërisë.

Murati ka thënë se thirrësi i interpelancës nuk e ka të qartë arsyen se pse e ka thirrur këtë seancë, shkruan Reporteri.net.

“Është hera e dytë që po thirrem para jush për interpelancë. Është hera e dytë që thirrësi i interpelancës nuk e ka të qartë pse e ka thirrë seancën.

953 biznese kanë apliku për faljen e gjobës ndëshkimore. Gjobat nga inspektorati nuk kanë të bëjnë fare me ministrinë tonë. Nuk është kompentencë e Ministrisë tonë as të shqiptojmë as të falim, nuk është as e Qeverisë. Gjobat janë për një arsye, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Praktika qeverisëse në të kaluarën nuk e kanë pasë këtë problem, por për ne zbatimi i ligjit është prioritar.

Në këtë interpelancë kemi të bëjmë me një kërkesë që as parashtruesi i saj nuk e ka të qartë. Problemi tjetër është çka nëse do të faleshin. Kemi pasë raste në të kaluarën, dhe kemi pa që jo që nuk ka pasë efektivitet.

Me falej të borxheve nuk mbahet shtet, shteti mbahet prej atyre tatimpaguesve që edhe kur kanë pasë vështirësi i kanë paguar tatimet”, u shpreh ndër të tjera Murati.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?