Biznes

Mbretëresha Elizabeth, ofertë punësimi për 30 mijë euro në vit: Kush të dojë le ta provojë

Mbretëresha Elizabeth II ka publikuar ofertën për një punë që rrallë do të lërë ndokënd indiferent, veçanërisht ata që kanë kualifikime për të.

“Ne jemi duke kërkuar për një person i cili do të drejtojë profilin e familjes mbretërore në Instagram, dhe në këmbim ofrohet një pagë vjetore prej rreth 30,000 euro në vit, dhe është e mundur të marrësh bonuse për punë të mirë”.

Kjo ofertë është bërë në The Royal Household dhe zgjat deri në 7 shkurt.

Eshtë e nevojshme të punohet 37.5 orë në javë, dhe Mbretëresha po kërkon një person që ka përvojë dhe është i shkëlqyeshëm në aspekte dixhitale, vijon oferta.

Ai duhet të ketë një sy të mirë për detajet, shkathtësitë për shkrime, të dijë të përshtatet shpejt dhe është e dëshirueshme që të ketë një diplomë universitare.

“Asnjë ditë nuk do të jetë e njëjtë. Do të keni një mundësi të jashtëzakonshme për të ndjekur karrierën tuaj profesionale. Ne kurrë nuk pushojmë këtu dhe ju do të inkurajoheni të bëni një ndikim në zemrën e këtij institucioni të famshëm”, thuhet në ofertë. /tesheshi.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?