Biznes

Maqedonia: Investitorët e huaj po vijnë tek ne

Liberti, kompania në pronësi britanike dhe pjesë e Aleancës globale GFG të Sanxhiv Gupta, ka blerë hekuranën e Shkupit nga pronari i deritanishëm Arcelor Mital.

Kompania Liberti ka publikuar marrëveshje të kushtëzuar për blerje të katër fabrikave të çelikut në Evropë, në të cilat do të punësohen më shumë se 12.500 persona. Liberti nga Akcelor Mital ka blerë hekuranat në Gallac të Rumanisë dhe në Ostrava të Republikës çeke, së bashku me fabrikat për rrotullim në Shkup dhe Pjombino në Itali. Marrëveshjen duhet ta miratojë Komisioni evropian dhe institucionet tjera lokale relevante. Liberti punon si furnizues me çelik dhe alumin në sektorin automobilistik, sektorin e inxhinierisë së aviacionit dhe sektorin e inxhinierisë specialistike, ndërsa në Australi bën furnizimin me çelik për ndërtimtari dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, Grupacioni prodhon çelik në SHBA për sektorin automobilistik. Katër pikat në paket kanë kapacitet të kombinuar për rrotullim prej së rreth 8 milion tonelatë në vit, dhe falë asaj, Liberti do të mund të bëjë furnizimin me spektër të tërë të prodhimeve të gatshme të çelikut duke përfshirë: pllaka, mbështjellës të nxehtë të rrotulluar, mbështjellës të ftohtë të rrotulluar, metal i galvanizuar, pllaka nga kallaji, shufra, shufra me tela dhe shina. Pikat shërbejnë për tregjet e vendit dhe tregjet më të gjera evropiane, duke përfshirë sektorin e automobilave, ndërtimtarisë, makinerisë industriale dhe sektorin e naftës dhe gazit.

Kompania Liberti ka paralajmëruar se do të ketë për qëllim të arrijë konkurrencë më të madhe përmes prodhimit me lëshimin minimal të gaztave serrë. Gjithashtu, Liberti dhe Grupacioni më gjerë GFG kanë për qëllim të zhvillojnë marrëdhënie të afërta pune me qeveritë përkatëse, sindikatat dhe palët tjera të interesuara lokale me qëllim të opzimizohen vlerat e aktivit të çelikut për ekonomitë rajonale dhe nacionale.

“Kam nderin që të paralajmëroj këtë transaksion jashtëzakonisht të vlefshëm, pikën tonë referente më të madhe deri më sot. Papritmas këto blerje thuajse do të dyfishojnë kapacitetin e fuqisë sonë punëtore dhe kapacitetin global prodhues, duke na dhënë një prani të madhe në zemrën e rajoneve kryesore të prodhimit në Evropë. Kemi për qëllim të punojmë me partnerë lokal që të pozicionohemi fuqishëm në kuadër të zinxhirëve lokal të furnizimit të këtyre ekonomive nacionale në rritje të shpejtë dhe të bëhemi pjesë e rëndësishme e sektorit të begatshëm industrial evropian. Bëhet fjalë për fabrika me kualitet të lartë me punëtorë të kualifikimit të lartë të cilëve me padurim presim t’ju dëshirojmë mirëseardhje në Aleancën GFG”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Aleancës GFG, Sanxhiv Gupta.