Biznes

Ky është shqiptari që fitoi 1 milion dollarë në loto

Gazmen Hashani 49-vjeçar ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh në Lotto Max. Ai ka fituar çmimin në shortin e hedhur me datën 18 tetor, raporton Gazeta10. Gazmen, tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave kur e morri vesh se kishte fituar.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”, tha Gazmen për CTV News.. Gazmen si baba i tre fëmijëve tha se mezi priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai. Ai planifikon të paguajë një paradhënie për një shtëpi për familjen e tij. “Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai. Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsway Drive në Kitchener./Gazeta10