Biznes

Kur pritet ulja e çmimeve të naftës në Kosovë?

Çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vendin tonë. Si asnjëherë më parë, në Kosovë është ngritur çmimi i derivateve. Në treguesit që gjenden nëpër pompa gjatë së martës shihet se nafta e benzina kanë arritur vlerën deri në 1.80 Euro për litër.

Tash e sa kohë për këtë shqetësim të qytetarëve nuk është gjetur një zgjidhje as nga Qeveria e Kosovës. E se një gjë e tillë nuk pritet së shpejt, e thonë nga Shoqata e Naftëtarëve.

Sipas kryetarit të shoqatës, Berjanit, tregu stabilizohet vetëm kur përfundon lufta Ukrainë-Rusi. Për rritjen e çmimit të naftës, ka pasur edhe reagime nga deputetët e opozitës.

Gjatë ditës së sotme u raportua se çmimi i naftës ka arritur në nivel rekord në Kosovë. Aktualisht, një litër naftë, në pompat kryesore, po shitet nga 1 euro e 77 centë deri në 1 euro e 87 centë (për naftë të cilësisë më të lartë).

Se nafta është shtrenjtuar e kanë konfirmuar edhe nga Shoqata e Naftëtarëve. Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, i ka thënë Gazetës Express se çmimi i naftës sot sillet rreth 1 euro e 75 centë, derisa i benzinës 1 euro e 77 centë. Edhe vetë Berjani e pranon se çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike në të cilën gjenden qytetarët e vendit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje