Biznes

Kosova në vendin e dytë për çmimin më të lirë të rrymës në Evropë

Eurostat, agjencia e BE-së për statistika, ka përditësuar të dhënat mbi çmimin e energjisë elektrike në Evropë. Sipas të dhënave të reja, Kosova zë vendin e dytë për çmimin më të lirë të rrymës në Evropë. Në Kosovë, çmimi i energjisë elektrike është 0.0605 euro për kWh.

Ndërkohë, vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta. Në rajon Kosova prinë me çmimin më të lirë të rrymës deri sa vendin e dytë e zë Serbia, pasuar nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Sipas një përllogaritje, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se kosovarët.

Çmimi më i ulët i energjisë elektrike në Evropë është regjistruar në Ukrainë, me 0.0466 euro për kWh ndërsa më i larti në Gjermani dhe Danimarkë.

Në Gjermani, çmimi për energji elektrike për konsumatorë të amvisërisë është 0.3043 euro për kWh. Gjermania pasohet nga Danimarka me 0.2833 euro për megavat dhe Belgjika me 0.2792 euro për megavat.

Çmimi i rrymës në Gjermani del të jetë pesë here më i lartë se çmimi i rrymës në Kosovë.

Në përllogaritjen e të dhënave, Eurostat ka përfshirë edhe taksat dhe TVSH-në.

Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?