Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë, ky është shteti që e ka më të lartën
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale.
Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Pas Kosovës renditet Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bulgaria, Turqia, Serbia, Hungaria, Rumania, Mali i Zi, Kroacia, Republika Çeke, Sllovenia, Spanja, Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika e Luksemburgu.