E hënë, 25 Maj, 2020
Biznes

Koronavirusi e bën “pamuk” papunësinë, për 1 muaj regjistrohen mbi 21 mijë punëtorë

Pako emergjente fiskale e miratuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim që t`u dalë në ndihmë bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat ka ulur edhe nivelin e papunësisë në vend.



Plotë 21,504 është numri i punëtorëve të rinj të punësuar në sektorin privat që nga koha e miratimit të pakos emergjente fiskale.

Sipas zëdhënëses së ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa, ky numër i punëtoreve të rinj është regjistruar gjatë muajit prill të këtij viti.

“Numri i punëtoreve te rinj duke u krahasuar me periudhën 01/2020 ose 02/2020, del se është 21,504”, ka thënë Sefa për KALLXO.com.

Ky numër i punëtoreve të rinj të regjistruar nënkupton se numëri i të papunëve në Kosovë është zvogëluar për 21,504 persona.



LEXO EDHE:
Epidemiologu: Shkoni në plazh, virusi nuk merret në det, vritet brenda 32.6 sekondash