Biznes

Këto janë çmimet maksimale të lejuara për derivate, Ministria publikon vendimin

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës.

Përmes një komunikate për media, ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.85 euro për litër, për benzinë 1.74 dhe për gas 0.75 euro për litër.

Çmimet janë të vlefshme nga sot në ora 10:00.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR

Për secilin produkt të naftës

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje