Biznes

Ja pse produktet moderne financiare kanë shënuar rritje në Kosovë

Businessman with fintech icon and internet of things with matrix code background

Numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve janë të interesuar për produktet moderne financiare të ofruara nga institucionet jo-bankare, që ka ndikuar në humbjen e bazës së klientëve nga institucionet mikro-financare historikisht dominante në këtë sektor.



IFJB-të ofrojnë kredi të vogla për kohë më të shkurtër kthimi se sa që ofrojnë bankat dhe zakonisht fokusohen në zhvillimin e një rrjeti të gjerë të degëve, duke ofruar shërbime tek popullata që më herët ka qenë e përjashtuar nga produktet financiare.

Meqënese institucionet financiare jo-bankare (IFJB-të) fokusohen vetëm në ofrimin e kredivekonsumuese afat-shkurtëra, ato shfrytëzojnë resurset në mënyrë shumë efikase, gjë që ju mundëson atyre të shërbejnë konsumatorët shumë shpejtë dhe pa burokraci.

Historikisht të gjitha aktivitet rreth kredive janë ofruar nga bankat, por meqenëse bankat janë më shumë të prirura në ofrimin e kredive për biznese të vogla dhe të mesme ose kredi hipotekare me shuma të mëdha dhe kohë të gjatë të kthimit, disa aktivitete që më parë janë ofruar nga bankat, tani ofrohen nga institucionet e specializuara financiare.

Institucionet e tilla të specializuara origjinën e kanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që më vonë u kategorizuar nën industrinë financiare teknologjike të njohur më shumë si Fintech.


IFJB-të për shkak të natyrës së produkteve janë pjesë e kësaj industrije, që është në rritje gjithandej nëpë botë.

Duke qenë të licencuara dhe rregulluara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sikurse edhe bankat tradicionale, IFJB-të në dallim prej bankave tradicionale, nuk mund të mbajnë fonde publike (depozita), ata financojnë aktivitet e tyre kredi-dhënëse duke u financuar nga institucione tjera financiare tradicionale.

Meqenëse IFJB-të të kenë shpenzime të mëdha kapitale detyron këto institucione të vlerësojnë në mënyrë të duhur çdo aplikacion të mundshëm si edhe të zhvillojnë një proces të lehtë e të shpejtë të kredimarrjes.

Para se IFJB-të të ishin pjesë e tregut në Kosovë, institucionet e vetme financiare që ofruankredi personale të vogla e afat-shkurtëra ishin institucionet mikrofinanciare, që duke u bazuar në rolin e tyre dominant në treg nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar produktet e tyre që të plotësojnë nevojat e konsumatorit modern.

Për këtë arsye IFJB-të kanë bërë investime signifikante në mënyrë që të ofrojnë më shumë opcione për konsumatorët që kërkojnë produkte financiare afat-shkurtëra.

Natyrisht, rritja e konkurrueshmërisë në tregun financiar ka bërë që disa insititucione mikro-financiare që kanë pasur rol dominant të ri-konsiderojnë modelin e biznesit të tyre, disa prej tyre edhe duke ofruar shërbimet e njëjta që ofrohen edhe nga institucionet financiare jo-bankare.

Duke parë zhvillimin dhe suksesin e IFJB-ve në Kosovë, ekspertët e industrisë financiare parashikojnë që Kosova mund të jetë lider i regjionit sa i përket industrisë Fintech, me mundësi që të jetë e leverdishme për shumë investitorë të huaj, që mund të sjell edhe llojllojshmëri të produkteve inovative financiare – prej planifikuesve financiar të mençur e deri tek veglat për identifikim biometric që ofrohen tanimë në tregje të zhvilluara sikurse ai i SHBA-së.