Biznes

Hulumtuesi kosovar që punon në Munih, flet për të ardhmen e veturave

Profesori Gurakuq Dajaku i cili punon në qendrën hulumtuese në kuadër të universiteti ushtarak të Munihut, ka folur për të ardhmen e veturave elektrike.

Në programin e mëngjesit Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka dhënë edhe shumë detaje rreth zhvillimit të industrisë së motorëve me djegie si dhe procesit tashmë të zëvendësimit të motorëve me djegie në ato elektrike.

“Unë i takoj temës me motorë elektrikë që zëvendësojnë ato me djegie. Zhvillimi i veturave elektrike ka filluar në të njëjtën kohë me ato me djegie – do të thotë para 150 vjetësh. Në atë kohë betejën e ka fituar ky fraksioni i motorëve me djegie”.

Ai ka treguar edhe për kontributin e tij në këtë qendër hulumtuese i cili ka theksuar se tashmë zotëron me dhjetëra patentë.

“Janë dhjetëra patente që kanë rezultuar prej punës shumëvjeçare që nga viti 2002 – ka 20 vjet që merrem me fushën e makinave elektrike. Patentimi është një metodë që t’i shtyjë njerëzit të mundohen më shumë që të bëjnë konkurrencë. Për shkak të konkurrencës shumë kompani zhvillojnë teknologji të reja”.

“Inovacionet e mia i takojnë kompanisë ku punoj unë. Është një qendër hulumtuese që punon në kuadër të universitetit ushtarak të Munihut”.